Home KRYESORE “Kënga” e gushkuqit… Nga Kasem Seferi

“Kënga” e gushkuqit… Nga Kasem Seferi

“Që fëmijë kam qenë kureshtar” është një prej vargjeve të këngës së Zija Çelës në lidhje me detin, ndërsa unë kam qenë kureshtar për zogjtë, veçanërisht ato këngëtarë, sidomos për gushkuqin, këtë zog të shëmtuar në pamje, por me gushë të kuqe.

Si atëhere që isha fëmijë, ashtu edhe sot, shikoj te gushkuqi (që mbetet i vetmi zog shtegtar në kryeqytet, natyrisht, atje ku ka ndonjë kopësht, ose ferrë), atë që (ndoshta ne si komb) nuk e kemi vlerësuar për arsye të pamjes dhe “këngës”.

Vjen në prag të dimrit dhe largohet në prag (tashmë, pran)verës me këngën e tij jo të bukur por paralajmërues që në orët e para të mëngjesit.

Lajmëron të ftohtit kur këndon dhe nuk këndon kur koha ngrohet.

I ngjan Nastradinit, i cili qeshte në dimër dhe qante në verë, me arsyen e vetme se “po vjen vera dhe po vjen dimri”.

Pa asnjë anësi/prirje politike, madje edhe ndjesi personale, kënga e gushkuqit të vërtetë këto ditë (thonë që paralajmëron se në muajin mars do të kemi ftohje të motit), më duket se i këndon Kryeministrit Rama 2, që të kuptojë se pranvera që po vjen (lulet e deles kanë çelur të parat), që duhet të mendojë në mënyrën më serioze të një politikani, se i ka ardhur koha të mendojë (qoftë edhe njëherë në mënyrë të vërtetë) se duhet t’i japë shembullin e tij interesit të popullit dhe vendit dhe jo vetëm, një shembull si ai i Fatos Nanos: dorëheqjen!

Çfarë the dhe premtove?

Çfarë mbajte dhe realizove?

Çfarë ishe?!

Kush u bëre?!

Dhe, kush je?!

Askush nuk mund t’i bëjë apel ndërgjegjes tënde përveç teje si Kryeministër Rama 2!

Mendoje mirë jo këtë çfarë kam shkruar unë, por atë që thotë “kënga” e gushkuqit këto ditë!

Lere mënjanë “kulturën” e Tony Blair “stress the positive site – thekso anën positive”!

Edhe me një gjest të vogël, mund të bëhesh më i madh se je.

Mendoje edhe njëherë këtë thirrje të “këngës” së gushkuqit!

Po ashtu, duhet të mendojnë edhe ata që presin të marrin karrige(n) tënde/të ministrave.
Kjo pranverë, po lind me vështirësi nga “dimri” i këtyre viteve të fundit.

Në histori hyn në mënyra të ndryshme, por ngel si … (mos qoftë thënë si Hitleri, Duçja, Stalini, Enveri dhe … plotë tjerë).

“Urtësia pas kuvendit, nuk vlen”!

Share: