Home KRYESORE Kuzhinierë shqiptarë në Itali, historitë e dy emigrantëve ambiciozë

Kuzhinierë shqiptarë në Itali, historitë e dy emigrantëve ambiciozë

Për shumë emigrantë ka ndodhur që në shtetin e mërguar të kenë gjetur menjëherë punë nëpër restorante e lokale. Pikërisht kështu shënohet pikënisja e një karriere të arrirë në kuzhinë nga dy shefa të shkëlqyer shqiptarë si Entiana Osmenzeza dhe Fundim Gjepali.

Shefja e shkëlqyer e kuzhinës italiane Entiana Osmenzeza, e cila mbart origjinë shqiptare tregon përballjen e saj të parë me kuzhinën.

‘’Në Shqipëri studioja dhe nëqoftëse do të kisha qenë mirë në vendin tim nuk do të isha larguar kurrë. Në atë kohë zhvillohej lufta civile dhe ishte e pamundur të ndërtohej një e ardhme”. Me rënien e regjimit situata u komplikua. Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe kur për herë të parë vuri këmbë në Itali.

‘’Për ne Italia ishte siç ishte për italianët Amerika’’, shpjegon ajo.

Italia ishte një tokë e afërt për nga gjeografia dhe kultura dhe njohur paraprakisht nga pasqyrimi i saj në mediat asokohe.

Entiana gjendet më pas në Piemonte, vend ky me projekte në mbështetje të pakicës së huaj. Ajo shprehet se gjëja e parë që bëri sapo shkeli në “tokën e premtuar” ishte kërkimi i një pune për të mbijetuar. Dhe vendi i saj i punës gjendej pikërisht brenda një restoranti të vogël.

Formimi i saj në kuzhinë i adresohet shtetit tonë fqinj, Italisë. Jeta e refugjates ka qenë shumë e vështirë, sidomos në vitet e para të saja, në Itali. Teksa filloi të rikuperohej emocionalisht, por dhe ekonomikisht ajo filloi të udhëtonte dhe përgjatë udhëtimeve korrte eksperienca.

Në shkollën Markezi, në Montekarlo  “ekzistonte një rregull dhe precizion i madh, dhe fillova të mendoj me veten që dhe unë doja të isha e tillë një ditë, dhe kështu vendosa të ndiqja këtë rrugë. Por duhet të shtoj që ka qenë tmerrësisht e vështirë për t’u orientuar drejt kualitetit, sepse tundimi për të zgjedhur rrugë më të thjeshta ka qenë shumë i fortë”. 

Fundim Gjepali në 1996, në moshën 14 vjeçare i bashkohet kunatit të tij në afërsi të Romës, ku arrin të gjejë punë në një agroturizëm. “Vija nga një familje punëtorësh, por kishim shumë familjaritet me ushqimin”. Gjepali e fillon rrugëtimin e tij si një pjatalarës, por shumë shpejt kalon në kuzhinë. Lexonte dhe studionte shumë, si dhe bëhej pjesë e kongreseve e forumeve. Eksperienca e tij gjen rrënjë në disa restorante të famshme.

Në fillim të viteve 2000 e shikon veten teksa ngjit shkallët me një shpejtësi marramendëse. Pas disa viteve u mor me ngritjen e fermës së vogël të familjes së tij, afër Durrësit.

Ideja e tij ishte e thjeshtë: Të nesërmen kërkonte të posedonte një biznes të tij agroturistik.

Nuk vonoi shumë, kur iu ofrua të merrte pjesë në Masterchef Albania, dhe kjo shërbeu si një trampolinë për të hapur Padamin, një lokal i pozicionuar në zemër të Tiranës.

s.a/dita

Share: