Home KRYESORE Ministri grek jep lajmin e papritur

Ministri grek jep lajmin e papritur

Nga Londra, ku gjendej për një vizitë zyrtare, ministri grek i mbrojtjes, Nikos Toskas është shprehur se dëshiron që Policia greke të rekrutojë të huajt që jetojnë në Greqi për të qenë pjesë e rradhëve të saj.

“Ne jemi të detyruar të shqyrtojmë mënyra të tilla në mënyrë që të mbajmë rendin në mënyra më e mirë e mundshme “, u shpreh Toskas sipas një raporti në gazetën Ta Nea më 9 shkurt.”

Është qesharake që një oficer policie që nuk flet gjuhën e një grupi emigrantësh ose të pakicave duhet të përpiqet t’i afrohet. Ne do të duhet të adaptohemi në realitet dhe të shmangim pengesat që bazohen në atë që kemi menduar për 50 vjet më parë “, tha ministri.

Share: