Home KRYESORE Peshku i madh ? Ky eshte vend peshkaqenesh… Nga Indrit Hoxha

Peshku i madh ? Ky eshte vend peshkaqenesh… Nga Indrit Hoxha

Peshku i madh ? Ky eshte vend peshkaqenesh, ka gati 5 vite qe qeveris Edi Rama si kreu i ekzekutivit,sepse ne vendimarrjen politike ai ka qe ne 1998 si minister kulture,me pas 11 vite kryetar bashkie dhe 5 kryeminister gati 20 vite

Ne keto 5 vite buxheti i Shqiperise shkon diku tek 20-22 miliard dollar, por ne te gjithe jemi deshmitar qe pervec rritjes se taksave ne keto 5 vite nuk ka pasur asnje investim te madh publik qe do mund te justifikojne milardat e Shqiptareve,projekti i vetem ishte rilindja urbane nga ku qeveria shpenzoi rreth 130 milion dollar nga taksat e shqiptareve

Detyra e opozites eshte reagimi dhe kjo eshte dicka normale, Opozita Shqiptare por kryesisht Partia Demokratike duhet te kerkoj ngritjen e nje komisioni parlamentar per transparencen e buxhetit te shtetit 2013-2018 qe jane gati 20-22 miliard dollar

Opozita duhet te kerkoje ardhjen e nje kompanie serioze dhe prestigjoze te bej auditimin e buxhetit 2013-2018 krahas kesaj ti bashkangjisi dhe raportet e KLSH 2013-2018 qe tregojne nje pjese te abuzimeve te buxhetit te shqiptareve,sepse ai buxhet nuk eshte i qeverise por i taksapaguese shqiptar

Beni dhe kerkoni auditimin dhe aty do gjeni peshkaqenin sepse peshku i madh eshte shume i vogel perpara peshkaqenit gjigand qe pritet te dali nga ky auditim.

Share: