Home KRYESORE Poezia është kudo… nga Mina

Poezia është kudo… nga Mina

Përktheu Elona Caslli

Ëmbëlsia
është poezi.
Mali që shihet nga larg
është poezi.
Sytë që mbyllen nga gjumi
janë poezi.
Puccini
është poezi.
Gadda
është poezi.
Zhurmat e rralla të natës
janë poezi.
Dritarja që hap për të parë liqenin,
është poezi.
Pra ,poezia është kudo.
Mos ndoshta, është e vërtetë që pak njerëz e shohin?
Nuk dua ta besoj këtë gjë.

Share: