Home KRYESORE Policët me syze inteligjente për të identifikuar kriminelët

Policët me syze inteligjente për të identifikuar kriminelët

Policia në Kinë nëpërmjet syzeve inteligjente mund të arrestojë çdo kriminel apo të kërkuar. Teksa Kina po pregatitet të presë mijëra vizitorë për Vitin e Ri Hënor, policia ka shtuar një mjet tjetër në arsenalin e saj të survejimit të turmave: syze që mund të identifikojnë fytyrat e njerëzve.

Deri më tani pajisjet kanë ndihmuar në kapjen e 7 të kërkuarve në lidhje me çështje kriminale, si dhe 26 persona të tjerë të cilët po udhëtonin me identitete të rreme.

Pajisjet u projektuan ne laboratoret e kompanisë ‘LLVision Technology’ me bazë në Pekin, në bashkëpunim me departamentet e policive të disa provincave të vendit.

Kompania shprehet se gjatë testimeve ka arritur të identifikojë individë nga një databazë prej 10 mijë të dyshuarish në më pak se një secondë. Kjo shpejtësi është e krahasueshme me atë të parë nëpër filma si “Mission Impossible” .

Nëse syzet do të rezultojnë efektive në patrullimin në Kinë, kompania mendon se mund të zgjerojë shitjet edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Europë dhe SHBA.

Megjithatë shumë njerëz shprehen se teksa këto kamera inteligjente lejojnë kapjen e kriminelëve, ato mund të përdoren edhe për të gjurmuar disidentët politikë dhe për të profilizuar minoritetet etnike.

Burimi: Klan Plus

Share: