Home KRYESORE SHBA, të shtëna me armë në gjimnaz, 20 të plagosur

SHBA, të shtëna me armë në gjimnaz, 20 të plagosur

Sherifi i Broward County në Florida të SHBA-ve ka raportuar për të shtëna në një gjimnaz në Parkland. Sipas medies të lidhur me CNN, WSVN, raportohet se 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Të shtënat me armë vazhdojnë, sikurse bëri të ditur policia në Twitter.

Pamjet ajrore të WSVN shfaqën disa njerëz që qëndronin të shtrirë përdhe jashtë shkollës, të cilët u trajtuan për plagët e marra dhe u transportuan me ambulancë.

Pamjet nga vendngjarja treguan disa nxënës duke vrapuar larg shkollës e duke ulëritur.

Dhjetëra makina policie ndodhen në vend-ngjarje.

l.h/ dita

Share: