Home KRYESORE Sot ne Gjirokaster, Kodra e Shtufit. Nga Tritan Shehu

Sot ne Gjirokaster, Kodra e Shtufit. Nga Tritan Shehu

Mbas presionit te realizuar fillojne punimet e para per eksplorimin e zones se rreshqitjes.

Por Qeveria nuk pranon jo vetem ta konsideroje ate si “Zone gjendje emergjence”, por dhe nuk dislokon asnje fond per keto punime.

Gjithecka ja delegon Bashkise, qe nuk i ka kapacitetet financiare per nje operacion te tille, megjithe tranferimin e fondeve te brendeshme qe ka kryer.

Pa dyshim kjo i handikapon e i kufizon keto punime studimore, kur aty eshte e domosdoshme, sipas te dhenave qe une kam, nje eksplorim shume me i gjere e i plote, ne menyre qe te arrihet ne konkluzione te plota.

Me tej sa me shpejt duhet te filloje faza e realizimit konkret te mbrojtjeve e forcimeve, gje per te cilen akoma nuk ka asnje gadishmeri nga Qeveria per t’i perballuar ato.

Nderkaq rreziku shtohet me shpejtesi si ndaj asaj godine apo te tjerave aty, ashtu dhe ndaj jetes e prones se qytetareve.

Ne fakt ky eshte qendrimi qeverises ndaj te gjithe problemeve te ngjashme, qe ka e tere Gjirokastra tashme si urgjence mbijetese.

Share: