Home KRYESORE Tritan Shehu: Rama si Ramiz Aliaj, nxit njerezit te braktisin vendin

Tritan Shehu: Rama si Ramiz Aliaj, nxit njerezit te braktisin vendin

Nga Tritan Shehu

E vetmja rruge dalje qe po u ipet qytetareve eshte te braktisin vendin, ate qe tentoi te beje edhe Ramiz Alia me 1991-shin.

Sot me konfirmuan se ne Qarkun e Gjirokastres numri i familjeve te perjashtuara nga Ndihma Ekonomike eshte shume me i larte se sa u deklarua para pak ditesh:

Jane perjashtuar nga skema e Ndihmes Ekonomike ne Memaliaj 591 familje nga 711 qe e perfitonin, ne Gjirokaster 1264 nga 1718, ne Permet 411 nga 455, ne Tepelene 370 nga 408, ne Kelcyre 150 nga 230 etj.

Ne terresi ne te gjithe Qarkun jane perjashtuar nga Perkrahja Ekonomike 2830 familje nga 3572 qe e perfitonin ate.

Pra reth 80% te familjeve perjashtohen ne nje dite nga Perkrahja Ekonomike ne te gjithe ate Qark.

Dhe e gjithe kjo behet mbi bazen e “reformimit” te sektorit social ne menyre te centralizuar, pra direkt nga Qeveria.

Dhe kjo kryhet kur varferia ne ate Qark eshte rritur me 35% ne dy vite, kur papunesia rritet, kur nuk ka asnje invetim ne infrastrukturen bujqesore e te pergjitheshme aty, kur arbitrariteti shteteror mbi qytetaret eshte ne kulmet,

Kjo realizohet kur rrezohet edhe projekt ligji per statusin e minatorit.

Kam nje pyetje per kete Qeveri, cfare duhet te bejne njerrezit per te jetuar tashme?!

Sic duket pergjigja eshte: te ikin sa shpejt, ashtu sic po ikin keto vite nga vendi!

Share: