Home KRYESORE Zaev: Duam zgjidhje me Greqinë, por jo me çdo çmim

Zaev: Duam zgjidhje me Greqinë, por jo me çdo çmim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i është përgjigjur Greqisë në lidhje me çështjen e emrit, duke deklaruar se duan zgjdhje të problemit, por jo me çdo çmim.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por jo me çdo çmim”, tha Zaev, transmeton Alsat. M.

Zaev ishte i prerë se zgjidhja e mundshme për kontestin me Greqinë do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, por se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës.

Megjithatë VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon sqarim të detajuar nga Zaevi, nëse negociohet për identitetin dhe nëse ka dobi nga riemërimi I aeroportit dhe autostradës.

Ndërkohë Partitë shqiptare përshëndesin qëndrimin e Qeverisë për emër me përcaktues gjeografik dhe riemërimet. Sipas BDI-së këto vendime janë në kuadër të implementimit të masave të dakorduara mes dy Qeverive për krijimin e mirëbesimit reciprok dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për mbylljen e kontestit.

“Ne jemi pa emër. Ne e kemi një emër të përkohshëm, Ish Republika Jugosllave. Praktikisht tani ne po përpiqemi që të marrim emrin që na takon, me këto negociata, me këto takime, me këto marrëveshje që bëhen“- tha Ali Ahmeti i BDI .

Share: