Home KRYESORE Zyra Postare… Nga Vera Pavlova

Zyra Postare… Nga Vera Pavlova

Përktheu Elona Caslli

Lexoj emrin tim mbi zarf

dhe më kujtohet

kush jam.

Lexoj adresën time mbi zarf

dhe më kujtohet

 ku jam.

Lexoj emrin dhe adresën e dërguesit

dhe më kujtohet

se ekziston dikush tjetër.

Gris zarfin dhe lexoj letrën

-Pavlova, duhet të paraqiteni  në zyrën postare-

Jo. Nuk ka asgjë brenda.

Share: