Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera 13 Mars/ Tre shqiptarë i dhanë fund jetës me helm, 2 vajza...

13 Mars/ Tre shqiptarë i dhanë fund jetës me helm, 2 vajza të reja në spital!

Ka qenë një ditë me bilanc të tmerrshëm ajo e djeshmja. Mbase koncidencë, por të martën e 13 Marsit (numër dhe ditë ters), 3 persona i dhanë fund jetës duke pirë helmin. Ndërsa 2 vajza të reja kanë kryer aktin, por ka mbetur në tentativë, pasi po trajtohen në spital.

Një fshatin Thumanë të Krujës, një burrë pasi ka pirë lëndë helmuese ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja mbetet ende e pasqaruar dhe policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

“Më datë 13.03.2018, në fshatin Thumane, në banesë, është vetëhelmuar shtetasi P.S., vjeç 46, banues Krujë, i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Në Elbasan, po dje ka vdekur një burrë 44 vjeç pasi është vetehelmuar me fostoksine.

“Më datë 13.03.2018, në spital në Elbasan, ka vdekur i vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi E.B., vjeç 44, banues në Elbasan. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e radhës të policisë.

Rasti i tretë është shënuar në Kurbin, ku një vajzë e re tentoi ti jepte fund jetës me të njëjtën metodë. Ajo fatmirësisht ka shpëtuar.

“Më datë 13.03.2018, në banesë, shtetasja F.H., vjeçe 18, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim”, tha policia.

Kurse në Shkoder ka qene nje 21 vjecare e cila ne gjendje depresioni, eshte vetehelmuar me medikamente, por ndodhet jashte rrezikut ne spital.

“Më datë 13.03.201, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëhelmuar me medikamente shtetësia G.P., vjeçe 21, e cila ndodhet në spital në jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan për Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, vlerësim”.

Rasti i 5 në Tiranë, ku ndërroi jetë në spital pas disa oresh një vajzë 20 vjeçe pas helmimit me fostoksine.

“Më datë 13.03.2018, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, bëri të ditur policia./opinion.al

Share: