Home KRYESORE 30-vjeçarë dhe të stresuar, si ta përballoni krizën e “katërt të jetës”

30-vjeçarë dhe të stresuar, si ta përballoni krizën e “katërt të jetës”

Jemi të mësuar me idenë që kriza kap më shumë shtatëdhjetëvjeçarët, por sipas një studimi të ri të kryer nga LinkedIn, sot ekziston një gjendje tjetër krize, e cila përfshin punonjësit që janë midis 20 dhe 30 vjeç.

Pothuajse tetë profesionistë të rinj nga dhjetë (78%), në fakt, thanë se u prekën nga e ashtuquajtura “krizë e katërt të jetës”, gjë që i detyroi ata të rishikojnë rrugën e tyre profesionale dhe zgjedhjet e tyre personale edhe në mënyrë radikale në disa raste.

Studimi ka përfshirë 2.000 njerëz të moshave ndërmjet 25 dhe 33 vjeç për lançimin e instrumentit të ri LindedIn, i quajtur Këshilla e Karrierës, tregoi se shumica e të rinjve nën 30 vjeç janë prekur nga kjo krizë rreth moshës 28 vjeçare (33% ) dhe ankthi i madh se si do ta përballojnë këtë periudhë i ka bërë ata të mos jenë të aftë të gjejnë një punë që u pëlqen vërtet (43%), e ndjekur edhe nga mungesa e një stili jete që i kënaq ata (41%) dhe të mos jenë në gjendje të blejnë një shtëpi (33%).

Stresi që provokojnë këta faktorë është edhe më i madh se stresi kur mbetesh pa punë (29%) apo kur je single (31%), duke demonstruar një ndryshim thelbësor në prioritetet e këtij brezi.

Pra, për të ndihmuar profesionistët e rinj që të ndjekin këtë drejtim dhe të mos humbasin këtë mundësi, LinkedIn ka vendosur t’iu japë disa këshilla të dobishme:

1- Mos e krahasoni veten me të tjerët

Një mënyrë e sigurt për të ushqyer nervozizmin dhe pakënaqësinë është të krahasosh situatën profesionale me kolegët e tu. Mos harroni se të gjithë janë në pika të ndryshme të karrierës së tyre, kështu që shmangni krahasimin me të tjerët – cilido qoftë përkufizimi juaj i suksesit dhe çfarëdo lloj gjëje që ju bën të lumtur – është e mjaftueshme.

2- Bëni një hap prapa dhe identifikoni rrugën e duhur

Është normale të jesh në vështirësi me të gjithë presionin që duhet të mbash përballë aspiratave profesionale dhe familjare, veçanërisht nëse një person është shumë i zhytur në këtë kontekst. Bëni një hap prapa dhe shkruani në letër se çfarë ju bën me të vërtetë nervoz, çfarë duhet të rregulloni, çfarë nuk ju lejon të jeni të lumtur në punën tuaj ose në marrëdhëniet tuaja personale. Kjo do t’ju lejojë të zgjidhni problemin, duke ju ndihmuar që të keni një qasje më të mirë për të folur me të tjerët.

3-Jini të sjellshëm me veten

Hyrja në krizën e katërt të jetës mund të jetë një proces i vështirë dhe mund të bëheni kritikët më të këqij të vetes. Por shihni edhe anën tjetër të medaljes sepse kjo mund të jetë gjithashtu një përvojë pozitive që mund t’ju lejojë të ndryshoni dhe përparoni, si me karrierën tuaj, edhe me jetën tuaj private, duke ju bërë më të lumtur për të ardhmen. Siç mund të shihni nga hulumtimi, kriza nuk do të zgjasë përgjithmonë!

4-Bisedoni me të tjerët

Është e rëndësishme që të diskutoni për pakënaqësinë tuaj. Duke folur me të tjerët për probleme të caktuara jo vetëm që ju lejon të arsyetoni më mirë situatën, por gjithashtu ju ndihmon për të gjetur zgjidhjen. Nëse mendoni se është gjë shumë e mirë që miqtë dhe familja juaj janë atje për t’ju mbështetur, duhet të kuptoni gjithashtu se është mirë të keni një opinion të pakushtëzuar, veçanërisht nga dikush që ka përvojë në fushën tuaj. Me mjetin e ri Linkedin, Këshilla e Karrierës, do të jeni në gjendje të lidheni lehtësisht me një gamë të gjerë mentorësh, të cilët mund t’ju ofrojnë një perspektivë të vërtetë dhe këshilla të mira – pasi edhe ata do të kenë qenë në pozicionin tuaj!

5-Bëni kërkime

Pasi të keni diskutuar situatën tuaj me njerëzit e duhur, është e rëndësishme të ecni përpara dhe të kërkoni mundësitë tuaja dhe, më e rëndësishmja, pasionet tuaja. Edhe nëse filloni një karrierë të re diku tjetër, filloni të udhëtoni ose të ndryshoni rolin tuaj – ju duhet të jeni të vetëdijshëm për mundësitë tuaja.

Share: