Home KRYESORE Agjentët rus në Shqipëri/ Flet për herë të parë, Shefi i Shërbimit...

Agjentët rus në Shqipëri/ Flet për herë të parë, Shefi i Shërbimit Sekret:

Helidon Bendo, drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar ka folur për herë të parë mbi informacionet që ka intiligjenca shqiptare për angjentët sekretë rus. Ai ka qenë dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në një seancë me dyert të mbyllura për të raportuar për punën 1 vjeçare të këij institucioni. Por deputetët e kanë pyetur edhe për çështjen e nxehtë të momentit: Dëbimin e dy diplomatëve rus nga vendi ynë dhe informacionet që ai ka mbi agjentë sekrete që mund të operojnë në vendin tonë. Burime nga kjo mbledhje thanë se z. Bendo ka mohuar të kete ndikim rus në politikë, por ka pranuar se disa shoqata të dyshimta veprojnë në Tiranë dhe qytete kryesore.

“Nuk na rezulton që ka ndikim rus në partitë politike shqiptare”, ka thënë ai, duke shtuar se “shërbimet sekrete kanë skeduar një sërë shoqatash, të cilat bëjnë propagandë ruse në Shqipëri. Këto shoqata, të cilat financohen nga Rusia dhe që mësojnë gjuhën dhe traditën ruse në Shqipëri, janë në monitorim të vazhdueshëm nga Shërbimi Informativ Shtetëror”.

Ai ka folur dhe për aksionin e koordinuar me vendet e NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë nga Shqipëria. “Ne jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për situatën e krijuar me Rusinë”, mësohet të jetë shprehur Bendo para deputetëve të Komisionit të Sigurisë./Opinion.al

Share: