Home KRYESORE Aksidenti me vdekje, ish-deputeti Rakipi shpallet i pafajshëm

Aksidenti me vdekje, ish-deputeti Rakipi shpallet i pafajshëm

Aqif Rakipi nuk u gjet fajtor për aksidentin me vdekje të 54 vjecarit Seit Sorra. Gjykata e Tiranës pranoi sot kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së.

Prokuroria, duke u bazuar në aktet e ekspertimit tha se shkak i aksidentit ishte ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima.

Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, prokuroria e argumenton me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.

Kësisoj hetimet për këtë vdekje pushohen dhe Aqif Rakipi, del zyrtarisht pa faj.

Aqif Rakipi ka qenë deputet i PDIU-së, por iu hoq mandati ne Janar te ketij viti per shkak se u kap nga ligji i Dekriminalizimit./opinion.al

Share: