Home KRYESORE Alket Hyseni: Si e bleva tokën në Dhërmi. Paratë i ka bërë...

Alket Hyseni: Si e bleva tokën në Dhërmi. Paratë i ka bërë me studio ligjore

Deputeti socialist Alket Hyseni doli sot në foltoren e parlamentit për të sqaruar pozicionin e tij pas akuzave të një qytetarjeje por edhe akuzave të opozitës se ka grabitur tokë në bregdet. Ai i mohoi duke thënë se pronën e ka blerë dhe se konflikti i përket familjes Bua (denoncueses) dhe jo atij.

Pjesë nga deklarata e deputetit të qarkut të Vlorës, Alket Hyseni

Më tej, duke sqaruar edhe akuzat mbi pasurinë, ai tha se ka themeluar një studio ligjore përpara disa vitesh që tani është pronë e familjes. “jam taksapagues dhe të ardhurat e mia janë të ndershme”, theksoi ai.

Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.

Rrjedh nga një familje intelektuale, e drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin. Opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh.

Familja Bua ka konflikt të brendshëm prej shumë vitesh me trashëgiminë. Në një nga vendimet për një testament të sajuar është konstatuar nga gjykata i falsifikuar nga akuzuesit. Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë kam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja. Toka që pretendon akuzuesja është e lirë, në terren e paprekur. Askush nga kazanët nuk arrin të marrë informacion andej.

Ky është qëllimi juaj që të bëni zhurmë. Doni të fshihni krizën e financimeve nga rusët, por është e pashmangshme për të fshehur 4 tavarishët që kanë financuar PD-në. Miqtë e tu (Berishës) kanë 30 hektarë në Ksamil. Unë nuk trembem sepse jam me të drejtë. Një për një do dalin aferat e zullumet e ish-zyrtarëve.

Share: