Home KRYESORE Artisti sirian transformon Trump, Putin dhe Kim Jong-un refugjatë

Artisti sirian transformon Trump, Putin dhe Kim Jong-un refugjatë

Nga Donald Trump te Vladimir Putin, duke kaluar te Angela Merkel e Kim Jong-un: artisti sirian Abdalla Al Omari, ka pikturuar disa liderë botërorë (të vjetër e të rinj), në veshje të pazakontë prej refugjati.

Koleksioni i tij, “The Vulnerability Series”, është i përbërë nga autoritetet politike të pikturuara në një pozicion të pazakontë: ai i varfërisë dhe brishtësisë.

Kështu, presidenti amerikan Donald Trump është transformuar në një refugjat që kërkon azil politik, me një fëmijë në krah; Kim Jong-un fsheh pas shpinës një raketë të vogël lodër, ndërsa Angela Merkel pikturohet si një fshatare e trishtuar në një kotec pulash.

Në sajtin e tij, Abdalla, e shpjegon kështu kuptimin e veprave të tij: “Në këtë univers pa gravitet, gjithçka që mund të mbështetemi është vulnerabiliteti ynë. Jam bindur se është arma më e fuqishme që njerëzimi zotëron, shumë më e fuqishme nga lojërat e pushtetit, të kratereve eksplozivë dhe të gëzhojave të plumbave në memorien tonë kolektive. Është një dhuratë që duhet ta festojmë të gjithë”.


360grade.al

Share: