Home KRYESORE Berisha ironizon Ramën: “Ka hequr dore nga atletet dhe ka kaluar tek...

Berisha ironizon Ramën: “Ka hequr dore nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet”

Përmes një postimi në Fb, deputeti demokrat Sali Berisha ka ironizuar Kryeministrin Rama për pjesëmarjet e tij në samitin e Londrës dhe atë të Sofjes, duke pohuar se fiton shumë përqeshje dhe tallje.

Berisha shkon më tej, kur thotë se lidhur me kapjen e kontenierit me drogë, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohe policine shqiptare.

Statusi i plotë i Berishës

Piktori deshtak apo gaztori i samiteve!

Dy dite pas samitit te Londres edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajne tani piktorin deshtak!

Te dashur miq, Edi Rama, kudo qe shkon shkakton gaz dhe tallje. Java qe shkoi ishte kulmore ne kete aspekt.
Keshtu, ne fillim te javes ai u perqesh nga e gjithe salla e te pranishmeve ne samitin e Londres sa u detyrua te pyesi edhe vete se ç’ka per te qeshur kur deklaroi esell se kaq i madh ishte vershimi i turisteve drejt Shqiperise saqe vitin e kaluar 25% e tyre per mungese vendesh ne hotele anulluan udhetmin per ne Shqiperi?!!

Pas kesaj, vetem dy dite me vone, gajasje dhe perqeshje te madhe piktori deshtak shkaktoi edhe ne Samitin e Sofjes te lidereve te Ballkanit Perendimor kur deklaroi se kapen pa asnje njoftim paraprak dhe bashkepunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokaine qe vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpetoi vendeve anetare te BE. Nderkohe qe te gjithe e dinin se:
-destinacioni dhe boset politike te droges ishin ne kreun e ekzekutivit ne Shqiperi dhe jo ne vendet e BE dhe se
-per kete konteiner me droge, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohe policine shqiptare qe te priste drogen dhe Guardia di Finanzia kishte shoqeruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, ne portin e Maltes dhe qe andej ne Durres, sikunder i kishte dorezuar informacionin prokurorise shqiptare!

Keshtu, Piktori deshtak, pasi u nxorr jashte nga foto familjare me lideret e rajonit me zevendespresidentin Pince ne Podgorice per atletet e kuqe dhe u be gaz i mediave po per atletet e kuqe ne Samitin e Triestes, tani ka hequr dore nga atletet dhe ka kaluar tek bukvalet, per te cilat fiton me shume perqeshje dhe tallje! sb

Share: