Home KRYESORE BMI paralajmëron për krizë të fortë politike në Shqipëri!

BMI paralajmëron për krizë të fortë politike në Shqipëri!

BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch, në raportin e fundit për indeksin e rrezikut në Europën Juglindore, të sapopublikuar vlerëson se Shqipëria do të ketë një rritje të kënaqshme në 2018-n, ndonëse më të ulët se sa në vitin 2017, ndërsa është më e shqetësuar për situatën politike, që mund të ndikojnë në klimën e investimeve.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thekson se i qëndron perspektivës pozitive për ekonominë shqiptare, duke besuar se konsumi i fortë privat dhe investimet do të orientojnë rritjen mbi trendin mesatar, edhe pse pritet një ulje e kërkesës së jashtme në vitet në vijim. Rreziqet politike po rriten mes protestave në shkallë të gjerë kundër qeverisë së partisë Socialiste, të cilat mund të ndikojnë në klimën e investimeve, thotë raporti.

Për vitin 2018, BMI i qëndron parashikimit se ekonomia do të rritet me 3.7%. Megjithëse kjo është më e ulët se parashikimi i vitit 2017, kur pritet që ekonomia të jetë rritur me 4%, ajo mbetet shumë mbi mesataren e rritjes prej 2% në periudhën 2011-2016.

“Ekonomia e brendshme do të mbetet e mbështetur nga inflacioni i ulët, politika e lehtësuar monetare, rënia e inflacionit dhe një investim i fuqishëm në gazsjellës, i cili do të zbusë ndikimin e një mjedisi të jashtëm disi më të dobët, pasi normat e rritjes së Evropës Perëndimore do të ngadalësohen disi. Kërcënimi më i madh për këtë pikëpamje optimiste rrjedh nga mjedisi politik, veçanërisht nga rreziku që demonstratat kundër qeverisë së Partisë Socialiste (PS) të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të dëmtojnë funksionimin e ekonomisë ose të çojnë në rënien e qeverisë”, thuhet specifikisht në raport.

Rreziku politik në rritje

Pavarësisht nga pikëpamja optimiste për ekonominë, rreziqet negative janë rritur së fundmi. Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të opozitës organizuan protesta në shkallë të gjerë kundër qeverisë së PS-së për shkak të akuzave për korrupsion në parlament.

“Në ambientin politik të polarizuar i Shqipërisë ndodhin shpesh protesta pa ndikim në ekonomi. Megjithatë, me këtë rast bashkimi i partive opozitare – të cilët së bashku mbajnë vetëm katër vende më pak se PS – mund të përbëjnë një kërcënim të madh për jetëgjatësinë e qeverisë. Vazhdimi i protestave do t’i bëjë investitorët më të kujdesshëm. Një rënie e qeverisë dhe zgjedhjet që mund të pasojnë vetëm sa do të përkeqësojnë pasigurinë e politikës dhe do të çojnë në një rritje më të ulët sesa që ne aktualisht presim”, thuhet në raport.

Capture-47
Përmirësim në afatin e gjatë

Indeksi I BMI’s i rendit vendet në një shkallë nga 0-100, duke i vlerësuar stabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë politik, perspektivën afatshkurtër ekonomike, potencialin afatgjatë ekonomike dhe barriera operacionale për të bërë biznes.

Për Shqipërinë, si në aspektin politik ashtu dhe ekonomik, perspektiva pritet të përmirësohet. Aktualisht për stabilitetin politik Shqipëria vlerësohet me 59.8 pikë, së bashku me malin e Zi, më i larti në Ballkanin Perëndimor. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë 71.3.

Për Ekonominë, Shqipëria merr sot 41.5 pikë, ndër më të ulëtat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë në 49.1, por sërish do të jetë ndër më të ulëtit në rajon. Shteti me perspektivën më të dobët ekonomike vlerësohet Kosova, me 38.4 pikë në afatin e gjatë, në përkeqësim me situatën aktuale. Vlerësimin më të lartë për perspektivën ekonomike e merr Maqedonia, me indeks 55.8./monitor/


360grade.al

Share: