Home KRYESORE Burri monstër del live në Facebook pasi vrau gruan!

Burri monstër del live në Facebook pasi vrau gruan!

Nga vrasja direkt e në Facebook. Këtë ka bërë një burrë me origjinë siriane në Gjermani, i cili është futur në transmetim live në rrjetin më të madh social pak momente pasi kishte goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.

41-vjeçari, i cili i referohet vetes si Abu Marëan, goditi 4-5 herë me thikë në qafë bashkëshorten e tij 37-vjeçare përpara se të largohej nga shtëpia me një prej fëmijëve.

Në videon shokuese të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet me gjak në fytyrë dhe me një të çarë në dorë teksa pafrymë flet në kamera. Pas tij, një djalë që besohet se është i biri, qëndron dhe shikon para se të ulërasë në kamera.

Burri u arrestua nga policia pak pasi u largua nga vendi i krimit në Muhlacker, ditën e Premte.

Në video, 41-vjeçari përpiqet të justifikojë vrasjen duke theksuar se e kishte bërë për tu dërguar një mesazh grave që irritojnë bashkëshortët, raporton “Al Arabiya”.

“Ky është fundi juaj”, tha ai.

Burri mësohet se është dëbuar nga shtëpia kur u përpoq ta vizitonte bashkëshorten me të cilën jetonte i ndarë.  Ai kishte tentuar t’i zgjidhte problemet, por gruaja, e cila kujdesej për tre fëmijët – nuk ishte e interesuar t’ia riniste nga fillimi me të. Sipas shtypit gjerman, burri e kishte telefonuar shpesh gruan duke i kërkuar para. Gjatë vrasjes raportohet se në shtëpi ishte edhe vajza e çiftit, e cila më pas ka telefonuar policinë./tvklan.al

Share: