Home KRYESORE Bushati: Marrëveshja me Greqinë afër, kryeministri grek vjen në Shqipëri

Bushati: Marrëveshja me Greqinë afër, kryeministri grek vjen në Shqipëri

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme kroate Marija Pejçinoviç Buriç, ministri i Jashtëm shqiptar Bushati foli edhe për çështjen e marrëveshjes me shtetin grek.

Ai tha se është optimist se ulja në tavolinë e ekipit shqiptar dhe atij grek për marrëveshjen e re do të jetë e afërt. Bushati shtoi se e kishte dorëzuar në presidencë të gjithë informacionin e kërkuar.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë plotfuqishmërinë për vijimin e negociatave

“Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar do të jetë i ulur me atë grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë, e cila do të jetë marrëveshje më e mirë se ajo e 2009, më e drejtë më e ndershme dhe në fund të ditës një marrëveshje që të çlirojë energji pozitive mes dy vendeve tona.” – tha Bushati.

Share: