Home KRYESORE Ceka i pari që doli kundër Berishës: PD i ngjante Partisë së...

Ceka i pari që doli kundër Berishës: PD i ngjante Partisë së Punës dhe nuk ka ndryshuar

Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri

Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike pasi doli kundër Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Nerital Ceka iu kthye kohës kur ai dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në dhjetorin e vitit 1991, kur mbante postin e kryetarit të grupit.

Neritan Ceka u shpreh që Partia Demokratike që po ndërtonte në atë kohë Sali Berisha ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës.

“Partia që po bënte doktori ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës, në lidhjet që kishte kryetari me strukturat. Ky është modeli që u ndërtua PD dhe unë shoh se ky model nuk ka ndryshim në këtë drejtim, mes lidhjeve të kryetarit dhe strukturave të Partisë”, tha Neritan Ceka.

Më tej, Ceka shprehet se nuk ka pasur asnjëherë ambicie në atë kohë për t’u bërë president i vendit.

“Që do bëhesha president nuk e kisha menduar asnjëherë. Nuk kam pasur ambicie. Lidhjet me ambasadën amerikane dhe Presidentin Ramiz Alia, i kishte vetëm kryetari i Partisë. Me Ramiz Alinë nuk kam pasur asnjëherë kontakt. Deri në dhjetor të 1991 ka qenë shumë herë më demokratike se çfarë ka ndodhur më pas”, tha Neritan Ceka./dita

Share: