Home KRYESORE Darka e fshehtë” Thaçi-Vuçiç në Paris

Darka e fshehtë” Thaçi-Vuçiç në Paris

Mediat serbe njoftojnë se të martën e shkuar në Paris kanë pasur një “darkë të fshehtë” kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net.

Në kryeqytetin francez, pas qëndrimit në Londër, në fillim të javës së shkuar ka qëndruar kryetari i Kosovës Thaçi për promovimin e librit të tij “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Me këtë rast ai i ka dekoruar personalitete franceze me Medaljen e Pavarësisë për kontributin që ata kanë dhënë për pavarësinë Kosovës.

Mediat e Beogradit nuk tregojnë se çfarë kanë biseduar gjatë kësaj darke kryetarët e dy vendeve.

Darkën në rrjetet sociale e ka bërë publike Vuk Jeremiq, ish – ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, trasnemton n1.

Jeremiç akuzohet nga Vuçiç se ka bërë legalizimin e pavarësisë së Kosovës duke dërguar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo gjykatë ka nxjerrë aktgjykimin në të cilin thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në të cilën thirrën aq shumë zyrtarë serbë.

Vuçiç ka polemizuar në Twitter me Jeremiç duke pranuar se gjendet në një vizitë në SHBA dhe se për këtë do ta njoftoj opinionin pasi të kthehet. Ai nuk e ka përmendur darkën me Thaçin.

Darka me Vuçiqin në Paris nuk është përmendur as nga Presidenca e Kosovës.


360grade.al

Share: