Home KRYESORE Debati mbi ndihmen ekonomike/ Rama: Janë lot krokodili, PD s’di ku ka...

Debati mbi ndihmen ekonomike/ Rama: Janë lot krokodili, PD s’di ku ka kokën!

Edi Rama po raporton në parlament për skemën e re të ndihmës ekonomike, me kërkesë të opozitës për moticion. Ai përsëriti të njëjtat akuzave ndaj opozitës se ajo ska program, s’ka lidership dhe sipas Ramës “s’di ku ka kokën”. Sipas tij, reforma do të bëhet dhe se nga ndihma ekonomike janë hequr ata që janë të aftë për punë.

Pjesë nga fjalimi i Ramës në parlament

Këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, po nuk thuhet asgjëkundi që këto ndryshme që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që 15 mijë familje të përfshihen për herë të parë, ndërkohë që me skemën e vjetër nuk përfshiheshin dot. Nuk thuhet po ashtu që ende pa iu përllogaritur janë 10 mijë e 63 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike që deri dje përjashtoheshin vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte fund e krye në duart e partive, kryetarëve të komunave e bashkive, në duart e këshillave i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes.

Lotët e krokodilëve që derdhen përditë në mungesë të ideve, programit, lidershipit të një opozite që nuk di ku ka kokën e jo më tu gjejë rrugën atyre që kërkojnë rrugë për të ardhmen, pengojnë që të shikohet një gjë që duhet përsëritur. I jepnin ndihmë ekonomike deri në 6 mijë lekë të vjetra njerëzve këta, që sot vijnë këtu e kërkojnë llogari për një tjetër nga plagët e rënda që e hapën dhe infektuan me keqqeverisjen dhe shurdhërinë e verbërinë e tyre. 15 mijë familje që më parë trajtoheshin me ndihmë ekonomike të pjesshme deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj, sot përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë, deri në 80 mijë lekë në muaj dhe në bazë të kritereve ndihma ekonomike sot shkon deri në 110 mijë lekë në muaj.

Ndihma ekonomike është vetëm një aspekt, aspekti tjetër është gjithë paketa e mbështetjes sociale që kjo qeveri, saktësisht qeveria e djeshme e koalicionit dhe kjo e sotmja vazhdon ta ketë, ku ka një sërë subvencionesh direkte, kompensimi i energjisë elektrike për familjet në ndihmë ekonomike, në masën 13 mijë lekë, subvencionet për arsimimin dhe vaksinimin e fëmijëve, garantimit që familjet në nevojë si pjesë e nidhmës ekonomike të përfitojnë lehtësime të tjera, për frekuentimet në kopësht e çërdhe, pagesën e librave, mesatarisht 35 mijë lekë./opinion.al

Share: