Home I pakategorizuar Dita e Verës/ Ja rrugët e bllokuara nesër në Tiranë

Dita e Verës/ Ja rrugët e bllokuara nesër në Tiranë

Nesër është festë. 14 Marsi, Dita e Verës është konceptuar prej vitesh si një feste rruge, ku shumë qytetarë dalin për të parë koncertetet në Bulevard apo për të shëtitur nga Kodrat e Liqenit. Por njëkohesisht eshte nje dite e veshtire per ata qe nxitojne per pune apo aktivitete te tjera. Kësisoj duhet mbajtur parasysh se e gjithe qendra e Tiranes nesër është e bllokuar. Me poshte keni listen e rrugeve ku nuk lejohet qarkullimi si dhe axhenden e veprimtarive festive që organizon Bashkia Tirane.

Rruget e bllokuara

Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.

Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.

Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.

Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Willson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.

PROGRAMI DITA E VERËS – 14 MARS 2018

Ora 09:00 – Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 – “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 – Tirana Open Air Shoë. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.

Ora 09:30-11:15 – Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.

Ora 10:00 – Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 – Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 – Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial
– Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve
– Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)
– Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)
– Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).
– Këndi i fotografisë së pranverës
– Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë
– Këndi i barbekysë
– Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.
Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.
– Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.
– Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.
– Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 – Red Bull Race Air Show.

Ora:12:00-23:00 – Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 – Street Party Telekom.
– Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Whiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.
– Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Toëer me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.
Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 – Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve
Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)
Ardita Meni ( Soprano)
Zana Frashëri (Soprano)
Evis Mula (Soprano)
Erand Kurani (Fizarmonikë)
Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)
Sofika Kola (Soprano)

Share: