Home KRYESORE Facebook drejt fundit?

Facebook drejt fundit?

Facebook mbylli javën e kaluar me 58 miliardë dollarë më pak, pas skandalit të përdorimit të të dhënave shkruan BBC.

Themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues,

Por falja nuk ndaloi investitorët të shesin aksionet.

Ndërkohë ka nisur fushata për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).

Shumë reklamues thanë “mjaft është mjaft” dhe pezulluan reklamat.

Edhe Mozilla apo Commerzbank pezulluan reklamat në këtë platformë. Edhe Elon Musk fshiu faqet zyrtare te kompanive Tesla dhe Space X.

Aksionet në kompaninë e mediave sociale ranë nga 176.80 dollarë të hënën në rreth 159.30 dollarë deri në mbrëmjen e së premtes.

Ditët në vijim do të tregojnë qartë çfarë do ndodh me rrjetin gjigand.

35

Share: