Home KRYESORE Fakte tronditëse/ Kasem Pirjasi martoi me mblesëri të dashurën, më pas i...

Fakte tronditëse/ Kasem Pirjasi martoi me mblesëri të dashurën, më pas i vrau burrin e vjehrrën

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç i martuar dhe me dy fëmijë i mori jetën Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij të moshuar dhe më pas i vuri flakën shtëpisë për të humbur gjurmët. Vrasjen makabre e kreu në bashkëpunim me gruan e Olsit, Hysnie Hoxhallarin, me të cilën kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore prej disa vitesh. Hysnia do të shprehej për mediat, direkt pas ngjarjes së rëndë se dëshiron të zbardhet ngjarja dhe se i shoqi nuk kishte hasmërie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të Janarit të këtij viti në Vlorë, ndërsa policia përmes hetimeve arriti të zbulonte çiftin e të dashuruarve që kreu krimin makaber. Ata të dy janë vënë në pranga dhe pas kësaj historie tragjike ka mbetur jetim fëmija i mitur i Hysnies dhe Olsit, me babanë e vrarë dhe nënën në burg. Po ashtu autori i krimit ka dy fëmijë të mitur. 26 vjecari nga fshati i Strume i Fierit (e njëjta zonë nga është edhe e dashura e tij) ka pranuar në polici se “e vrava Olsin, pasi kisha një muaj që spo takoja dot Hysnien”. Kjo pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit dhe nuk dihej kur do ikte drejt Greqisë.

Pas krimit Hysnie Hoxhallari kishte fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr.

Pas një hetimi intesiv policia e Vlorës vërtetoi se dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshatin Strumë të Fierit, përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë vete Kasem Pirjasi, i cili është baxhanak me kushëririn e Olsit. /Opinion.al

Bashkelidhur Si genjeu autorja e krimit, deklarata ne media

***

Njoftimi i Policisë Vlorë

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!

Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.

Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.

*Në foto: Dy autorët e krimit

Share: