Home KRYESORE Financim rus tek PD? Zbulohet dokumenti!

Financim rus tek PD? Zbulohet dokumenti!

Sa i përket çështjes së financimit rus në PD, portali 360grade.al siguron dokumentin ku paraqitet kontrata mes kompanive lobiste.

Vlen të theksohet se kompania Binata Trade, ka bërë marrëveshje me kompaninë tjetër me Nick Musin, dhe ka lidhur marrëveshje për llogari të Partisë Demokratike, dhe se nuk ka llogari të drejtpërdrejtë të PD me Nick Muzin, por kompania (Binata Trade) e ka bërë këtë lobim.

Në dokument shkruhet:  Binata Trade kompensoi të gjithë aktivitetin e marrë nga diplomacia shqiptare e cila drejtohet nga udhëheqësit e bizneseve në Shqipëri dhe liderëve të politikës në SHBA. Marrëveshja u prezantua tek Binata Trade LP  e cila reflekton të gjitha kushtet e regjistrimit, por asnjë marrëveshje nuk u ekzekutua nga asnjë parti. Binata Trade bëri një pagesë të vetme regjistrimi prej 150,000 dollarë, ky regjistrim kishte një periodë kohe që mbaroi në 30 shtator në vitin 2017. (Në link do të gjeni dokumentin e plotë.: https://www.documentcloud.org/documents/4253603-6414-Exhibit-AB-20171114-2.html)

Nga krahu tjetër, Gazetari Bledian Koka në emisionin 360gradë thotë se nuk ka një kontratë të drejtpërdrejtë të Bashës me Nick Muzin.

“Kompania Binata Trade, ka bërë marrëveshje me kompaninë tjetër me Nick Musin, dhe ka lidhur marrëveshje për llogari të Partisë Demokratike.  Nuk ka llogari të drejtpërdrejtë të PD me Nick Muzin, por kompania (Binata Trade) e ka bërë këtë lobim”, deklaroi Koka./360grade.al/

Share: