Home KRYESORE Humbi jetën teksa tentoi të ndalte grabitësit, Agur Vrenozit i akordohet “Dekorata...

Humbi jetën teksa tentoi të ndalte grabitësit, Agur Vrenozit i akordohet “Dekorata e Artë e Shqiponjës”

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar sot “me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

Agur Vrenozi u vra të premten e 2 marsit, teksa u përpoq të ndalte grabitësit e një pike valutore në Fier. Akti i tij heroik është vlerësuar edhe në seancën e sotme plenare, ku Kuvendi mbajti 1 minutë heshtje në nder të tij.

Share: