Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Me keqardhje “fare kot”! QUO VADIS RAMA 2?! Nga Kasem Seferi

Me keqardhje “fare kot”! QUO VADIS RAMA 2?! Nga Kasem Seferi

Disa prej gazetave ditore të datës 24 mars 2018, lajmëronin se biznesi i vogël (shoqata) do të bënte protestë deri në grevë urie.

Si ekspert (edhe pse pensionist, por më pranë këtyre bizneseve në blerjet e përditëshme), me keqardhje, them se këto deklarata (nuk kam dyshim për të vërtetën e tyre), më duken fare kot.

Kam vetëm një arsye që ma sjell përvoja shekullore e popullit tim shqiptar:

“URTËSIA PAS KUVENDIT NUK VLEN!”

Çfarë bënit ju rreth njëqind mijë biznese të vegjël, që përfaqësoni direkt tre vota dhe indirekt disa vota kur Qeveria Rama 2 hodhi idenë e qeverive të kaluara për ta trajtuar biznesin tuaj për qëllimet e TVSH – së?!

Tani ju doli gjumi?! Mos harroni!

I keni votuar këta politikanë “rilindas” që e votuan ligjin që ju doni ta kundësrshtoni, natyrisht, në mënyrë demokratike, me protestë dhe grevë urie.

Kam shkruar qa shumë për interesin tuaj (interesin tonë si punëdhënës, njëkohësisht, konsumatorë dhe tatimpagues) që prej vitit 2017 dhe deri në këtë çast që shkruaj këto rrjeshta (besoj, me shqipe dhe gramatikë të pastër).

KU ISHIT JU?!

Nuk është akuzë, por “buria e mënguar e mëngjesit” kur flinit gjumë me ëndrrën shekullore: “të hamë njëherë nesër, pa Zoti e di se çdo të vijë.”.

“Larg syve, larg zemrës”, thotë populli, por çfarë them unë?

Më pranë së nesërmes, larg së keqes!

Gjithësesi, bëni çfarë kini “menduar dhe qëndisur”, por mos harroni një gjë tejet të veçantë dhe tejet të rëndësishme:

NË QOFTË SE QEVERIA RAMA 2 E FITON KËTË “BETEJË” ME BIZNESIN E VOGËL, FUKARALLËKU DO TA MBULOJË SHQIPËRINË!

DO TË “SHKËLQEJNË” SUPERMARKETET!

DO TË NDAHET NË DY PJESË POPULLI SHQIPTAR!

NË NJËRËN ANË, PASANIKËT/OLIGARKËT DHE, NË ANËN TJETËR, QYTETARËT (MOS QOFSHINKËTA TË FUNDIT) NË “LISTAT” E SUPERMARKETEVE!

QUO VADIS RAMA 2?!

Kasem Seferi – (më vjen turp të them) ekonomist

Share: