Home KRYESORE Kotzias raporton për negociatat.

Kotzias raporton për negociatat.

Ministri i jashtëm i Greqisë ishte thirrur sot në parlament në një interpelancë për marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

Ajo u kërkua nga deputetja e partisë Demokracia e Re, Dora Bakojani e cila e akuzoi Kotzias se marrëveshja e re po negociohet në fshehtësi dhe ajo përmbush kërkesat e Shqipërisë.

Bakojani iu referua edhe qëndrimit të Presidentit Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shërben si vijë e kuqe ne negociata. Bakojani gjithashtu theksoi se Meta më parë duhet të japë autorizimin për grupin negociator.

Ish-ministrja e jashtme nënshkruese e marrëveshjes së vitit 2009, kërkoi kërkoi të dijë edhe se cili është grupi i negociatorëve greke dhe a do të nënshkruhet kjo marrëveshje në prill në Tiranë.

Kotzias u shpreh se marrëveshja e mëparshme e firmosur prej Bakojanit dhe Lulzim Bashës është fantazmë, një dokument që nuk u zbatua kurrë dhe nuk u sanksionua nga asnjë qeveri e mëparshme greke për rreth 10 vite.

Ekzistojnë 3 alternativa për marrëveshjen e detit. E para të vazhdonim edhe për 50 vite të tjera me këtë marrëveshje fantazmë, të merreshim me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, dhe e treta të shohim mundësinë për rrugë teknike për të bërë korrigjime teknike. Kjo e treta është shumë herë më e mirë se një marrëveshje fantazmë. Duhet të dyja vendet të dalin nga ky bllokim 10 vjeçar. Marrëveshja e re bën fjalë për 9% të zonës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Greqia ka 1.190.000 km2 dhe 12 milje zonë, Shqipëria ka 1 milionë e ca dhe prej kohësh ka 12 milje vijë kufitare, dhe mbetet ky 9% për të cilin po bëhet marrëveshja. Pas autorizimit të zotit Meta do të shohim ka nevojë për diskutim teknik apo jo. Më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të veprojë me materializimin e marrëveshjes së detit.

Ministri Kotzias bëri të qartë dhe përbërjen e grupit negociator nga ana greke. Bëhet fjalë për një staf me 10 persona dhe që sipas tij, janë kompetentë në fusha të ndryshme për paketën e gjithë çështjeve të hapura me Shqipërinë

360grade.al

Share: