Home KRYESORE Macron pret Merkel. Aksi franko-gjerman nga emigrantët tek mbrojtja e përbashkët

Macron pret Merkel. Aksi franko-gjerman nga emigrantët tek mbrojtja e përbashkët

Qëllimi i këtij takimi të parë: për të riafirmuar angazhimin dhe për të rindezur motorin e Evropës, për të punuar mbi linjat e premtuara prej kohësh dhe që duhet të jenë gati deri në verë. Ndër prioritetet e treguara nga Élysée ka padyshim në frontin e emigracionit

PARIS – Angela Merkel arrin sot në Élysée për takimin e parë pas fillimit të GroKo-s të ri. Në fund të rrugës së gjatë për formimin e qeverisë gjermane, Kancelaria do të ketë një “takim të gjatë pune” me Emmanuel Macron, siç shpjegohet nga një këshilltar i Presidentit. Dy udhëheqësit nuk kanë pushuar kurrë së takuari dhe folur me njëri-tjetrin gjatë këtyre muajve të gjatë të negociatave për të formuar qeverinë e koalicionit, por tani aksi franko-gjerman është përsëri “plotësisht funksional”, sipas burimeve të Elysee.

Qëllimi i këtij takimi të parë: për të riafirmuar angazhimin dhe rindezur motorin e Evropës, për të punuar mbi “road map” të premtuar prej kohësh dhe që duhet të jetë gati deri në verë. Ndër prioritetet e treguara nga Élysée, padyshim është fronti i emigracionit, i cili, siç u pa gjatë zgjedhjeve parlamentare në Itali dhe më herët me suksesin e radikalëve AFD në Gjermani, është bërë karburanti i vërtetë i populizmit dhe forcave anti-evropiane. Parisi dhe Berlini dëshirojnë të angazhohen për të finalizuar reformën e marrëveshjeve të Dublinit, pra rregullat aktuale për azilkërkuesit dhe për të propozuar një mekanizëm solidarizimi për shpërndarjen e refugjatëve.

Në tavolinën e ripërtëritjes evropiane po ashtu janë hedhur idetë e bashkëpunimit në mbrojtje, temë me shumë interes nga të dyja palët dhe angazhimi për të ciën është I madh- nënvizojnë nga Elysee – me pjesëmarrjen e shumë vendeve anëtare nga sa pritej deri para pak muajsh. Në fund, kritika për hapat e rinj për të forcuar integrimin e eurozonës. Në Elysée e vërejnë me optimizëm se kontrata e koalicionit me SPD nxit ripërtëritjen evropiane dhe flet për krijimin e një “fondi investimi” të përgjithshëm për eurozonën, por në të vërtetë mbetet ngurrimi i Gjermanisë për të ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm të kërkuara nga Macron si emërimi i një ministri të financave të eurozonës me buxhetin e vet.


360grade.al

Share: