Home KRYESORE Mashtroi klientët, dentistja merr kërcënime:

Mashtroi klientët, dentistja merr kërcënime:

Vazhdon edhe të bëhet më interesante historia e Olesia Dukas, stomatologes e cila qëndron pas hekurave pasi akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë në një vlerë prej 2 milion euro.

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 38-vjeçaren.

I fundit që e akuzoi është biznesmeni Idlir Hoxha, kambist nga Durrësi që pretendon ti ketë dhënë 900 mijë euro dentistes.

Por sikundër mësohet në celularin e stomatologes kanë mbërritur kërcënime, ku midis tyre është edhe emri i një biznesmeni që pretendon se është mashtruar.

Sipas “Balkanweb”, personi emri i të cilit mësohet të jetë (Erald Maci) betohet se do ta bëjë të paguajë, madje do merret jo vetëm me të, por edhe me familjen e saj, deri sa të marrë mbrapsht shumën prej 270.000 mijë eurosh që pretendon t’i ketë dhënë Olesia

“O plerë, ta dish që ky është vetëm fillimi i rrënimit tënd dhe familjes tënde. Ngado që të fshiheni deri tek motra jote e kunati në Bruksel do mi paguani deri në detaj, 270.000 eurot që të kam dhënë e s’mi ke kthyer”.- thuhet në mesazhin kërcënues.

Vetë Olesia Duka deklaroi në seancën e fundit gjyqësore, se është kërcënuar me jetë nga njëri prej biznesmenëve.

Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule.

“Më kanë kërcënuar me jetë. Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë Olesia Duka.

Share: