Home KRYESORE Nxënësit tregojnë udhëtimin e tmerrit

Nxënësit tregojnë udhëtimin e tmerrit

Nxënësit në Skrapar që një ditë më parë përfunduan me mjetin e shkollës në përrua tregojnë se panë tmerr me sy. Makina pasi doli nga rruga u rrokullis katër herë dhe u shemb në shtratin e përroit në anë të rrugës. Ata tregojnë se ishin të përfshirë në panik dhe mendonin se ndonjë prej tyre do të kishte humbur jetën.

Nga 26 nxënës që ndodheshin në autobus dhjetë prej tyre u plagosën më rëndë. Një nga vajzat 16 vjeçe përfundoi në kirurgjinë e spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në rrugën Vërzhezhë – Çorovodë, në kohën kur po shkonin në shkollë./opinion.al

Share: