Home KRYESORE Përgjimet/ Mesazh urimi për Habilajt nga ish drejtori i policisë Jaeld Çelaj

Përgjimet/ Mesazh urimi për Habilajt nga ish drejtori i policisë Jaeld Çelaj

Dyshimet janë se Jaeld Çela, ish drejtor i policisë së Vlorës i dërgoi një mesazh urimi Moisi Habilajt. Kjo është zbuluar nga përgjimet e telefonit të Çelajt që ende nuk janë bërë publike. Por avokati i tij Petrit Ismailaj deklaroi para gazetarëve se “janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike te Jealdit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im nuk mund te implikohet per nje sms urimi”.

Avokati i tij deklaroi sot në seancën e Krimeve të Rënda, se cështja ndaj klientit të tij është paragjykuar. Seanca u shty pasi në gjykatë nuk kanë ardhur të gjitha aktet për dosjen. Prokurori Dritan Premci kërkoi sot zgjatjen me 3 muaj të afateve të hetimit. Mësohet se aktualisht po verifikohen përgjimet për dy vjet nga 2015 në 2017.

Jaeld Çela është një nga të akuzuarit e dosjes Habilaj. Ai u arratis bashkë me disa ish drejtues të tjerë të policisë së Vlorës, në dosjen që heton edhe ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Share: