Home KRYESORE Rama: Rruga Tiranë-Elbasan, babëzi dhe kosto skandaloze

Rama: Rruga Tiranë-Elbasan, babëzi dhe kosto skandaloze

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konference për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë që sot e zhvilloi në Elbasan, në vazhdën e nismës për të zhvilluar mbledhjet e qeverisë çdo muaj në qarqe të ndryshme. “S’vijmë për turizëm, por për të dëgjuar njerëzit.

Për tu mbajtur të lidhur me realitetin ose për të qendruar me këmbë në tokë”, tha ai që në krye të heres. Dhe, më tej Rama u shpreh se është miratuar fondi i ri për të mbyllur përfundimisht rrugën Tiranë-Elbasan. Sipas tij, babëzia e hershme dhe babëzia e afërt nuk e lanë këtë rrugë të përfundonte.

Bëhet fjalë pikërisht për rrugën që sot është nën hetim për abuzime me fondet dhe pas hekurave gjendet zyrtari i LSI, ish-drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij.

Rama tha se “është abuzuar në të shkuarën e largët por edhe në të shkuarën e afërt me këtë rrugë”. Sipas tij, “projekti dhe kontratat kanë qenë skandaloze me rritje kostosh skandaloze”.

“Jemi të angazhuar të realizojmë rrugën më në fund dhe mendoj se do të finalizohet brenda këtij viti. Të lidhet përfundimisht Elbasani me Tiranën. Më tej edhe Elbasanin me Korçën”, premtoi ai.

Më tej, kur u pyet nga gazetarët ai tha se “përgjegjësit e marrëzisë me rrugën e Elbasanit do ta paguajnë”. Ai u përpoq të theksonte se përgjegjësit janë ata që sot hetohen nga prokuroria./opinion.al

Share: