Home KRYESORE Rikthehen maskat në Korçë, dhunohen dhe grabiten dy persona në rrugë

Rikthehen maskat në Korçë, dhunohen dhe grabiten dy persona në rrugë

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të qytetit të Korçës.

Pre e personave të maskuar dhe të armatosur, këtë herë kanë rënë dy persona që udhëtonin me një automjet.

Grabitësit kanë dhunuar dy shtetasit në fjalë, e më pas iu kanë marrë edhe automjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Share: