Home KRYESORE Sot bëhuni gati për ditën më të ftohtë të javës, ja sa...

Sot bëhuni gati për ditën më të ftohtë të javës, ja sa shkojnë temperaturat

I ftohti siberian ka përfshirë vendin tonë që nga mesnata e së hënës, por meteorologët thonë se dita më e ftohtë do të jetë ditën e nesërmë.

Sipas “Meteoalb” temperaturat e ulëta do të ndjehen më tepër në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit.

E enjtja deri në mesditë pritet të jetë dita më e ftohtë e javës. Temperaturat do të zbresin deri në -12 gradë celsius, ndërkohë në pjesën më të madhe të territorit temperaturat do të regjistrojnë zero gradë.

Reshjet e dobëta dhe rritja e temperaturave sipas meteorologëve do të bëjnë që ngricat të mos jenë problem në rrugë, duke filluar nga mëngjesi i të premtes.

Share: