Home KRYESORE Vdekja e 13-vjeçares në Fushë Arrëz, reagon Ministria e Shëndetësisë

Vdekja e 13-vjeçares në Fushë Arrëz, reagon Ministria e Shëndetësisë

Mesditën e sotme një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në fshatin Berishe i Epërm në Fushe-Arrëz të Pukës.
Ishin familjarët Smajli të cilët fillimisht lajmëruan mjekun e Qendrës Shëndetësore Berishë, për gjendjen e 13 vjeçares, ndërsa dyshimet e para janë për një situatë fruthi.

Për pasojë edhe 3 fëmijët e tjerë të familjes më konkretisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT-së në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë në një reagim për rastin në fjalë ministria e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e vajzës, duke theksuar se familjarët ishin ata që kishin lajmëruar mjekun e qendrës shëndetësore, por mohojnë që të ketë humbur jetën për shkak të fruthit.

Sipas ministrisë gjendja e tre fëmijëve të tjerë është e stabilizuar dhe se nuk kanë shenja fruthi.

“Gjendja e tyre paraqitet e qete dhe po trajtohen ne pediatri dhe ne spitalin infektiv ne QSUT.

Sipas mjekeve te QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen te gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën”, sqaron Ministria.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13 vjeçares në Fushë Arrëz.

Share: