Home KRYESORE Video/ Përleshje dhe rrahje në mes deputetëve në Turqi

Video/ Përleshje dhe rrahje në mes deputetëve në Turqi

Deputetë të shumicës dhe opozitës në parlamentin turk u përfshinë në një konfrontim fizik në ambientet e parlamentit. Përleshja shpërtheu pas miratimit të disa neneve të reja të ligjit elektoral.

Ndryshimet në ligj parashikojnë që kutitë e votimit të quhen të vlefshme edhe nëse nxirren të pavulosura nga qendra e votimit. Po ashtu, do të lejohet hyrja e forcave të sigurisë brenda qendrave të votimit, mjafton të thirren nga një votues.

Opozita akuzon partitë propozuese të ndryshimeve, atë për ligj dhe drejtësi të Rexhep Taip Erdoganit dhe lëvizjen nacionaliste se duan të ushtrojnë presion ndaj votuesve kurdë në rajonet juglindore të vendit, në mënyrë që ata ta kenë të pamundur të votojnë për partitë që i përfaqësojnë në parlament. Nacionalistët do të mbështesin Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Marrë nga TV Klan

Share: