Home KRYESORE VIDEO/ Serbia dërgon avionët ushtarakë mbi Preshevë!

VIDEO/ Serbia dërgon avionët ushtarakë mbi Preshevë!

Pas incidentit të së hënës që çoi në arrestimin e shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nga Policia e Kosovës, Beogradi kundërpërgjigjet me ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë mbi Luginën e Preshevës.

Banorë shqiptarë të kësaj lugine, pjesë e tërësisë territoriale të Serbisë kanë filmuar avionët luftarakë që fluturojnë mbi kokat e tyre gjatë kësaj të mërkure. Ky sigurisht është presion i hapur ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

Pamjet nga TCH

Share: