Home KRYESORE A do trokas ora e Europës për Tiranën në qershorin e 2018...

A do trokas ora e Europës për Tiranën në qershorin e 2018 ? Nga Dritan Haxhiraj

Vizita e Ministres së Jashtëme të BE zonjës Mogherini në Tirane javën e kaluar hapi një debat dhe disa pyetje për politikën shqipëtare dhe mbi të gjitha për protagonistet kryesor të integrimit europian, qytetarin shqipëtar atë që jeton ne kufijt e tij dhe jashtë territorit te Republikës.

Shqipëria në tërësin e saj të ekzistencës si Shtet, sigurisht që në rrenjet e saj ka një histori dashurie me Europën dhe për këtë historia shqipëtare por edhe ajo europiane i jep pikë këndvështrimit europian të qelizave kuq e zi.

Por a është kjo një premise për shoqërin dhe strukturën e formimit të saj sot në Shqiperi?

Askush sot nuk vë më në dyshim se shqiptarët e dashurojne Perendimin dhe për këtë mjafton të ndjekesh sondazhet që zhvillohen si nga organizatat ndërkombtare por dhe ato të vendit dhe deri ketu jemi te gjithe dakord.

Historia e shqipëtareve këto tre dekadat e fundit është nje histori dhimbje por në të njëjtën kohë dhe nje histori suksesi.

Një në tre familje sot ne Shqiperi o ka emigruar njëher ose ka residencen në dy vende një nga këto padiskutim është një vend i BE , mjafton vetëm ky fakt për të treguar se cfarë ka ndodh me këtë komb të vuajtur mbas daljes nga komunizimi i frikshëm dhe i turpshëm që përjetuan njerzitë tane.

Cdokush nga keta resident të rinjë të Europës tashme të mirë integruar jo vetem din se mesa sukses kan arritur për tre dekada të ndryshojne në menyr radikale stilin e jetës dhe të mireqenies të familjeve të tyre në cdo vend Perendimore që jetojne por ata ne te njëjtën kohe kan qen Ambasadorët më të mirë të ketij integrimi në tē gjitha aspektet që Perendimi të lejon.

Ata shqiptare përtej kufirit që për dekada kan qen oksigjeni i vërtet për ekonomine, bankat dhe familjet jo vetem ne shqiperi por dhe ne vendin ku ata jan të integruar mundet te pohojne se cdo gje e kan realizuar fal kushteve qe Perëndimi u ka mundesuar.

Lirin e mendimit!
Lirin e prones!
Lirin politike!

Të marrim këto tre pikat e fundit, per ti bër një pyetje gjitheperfshirese pjesës tjetër të shqipëtareve që jetojnë në territorin e Shqipërise dhe këtu me sakrifica te pallogaritura kan ndertuar të ardhmen e fëmijeve me iden europiane në kokë.

Jam i sigurtë qē në keto tre dekada akoma sot këto 3 shtylla të Perendimit , jo vetem qe jan utopi por jan aq “embel” një utopi e stilit shqiptare ku aktorët kryesore, politika dhe votuesi shqiptare e përdorin njëri-tjetrin për ti mbyll problemet jo per ti hapur ato dhe per ti debatuar…

Do kishte nevoje qytetari shqipëtar që dikush ti tregonte se standarti jo vetëm i jetesës por në tërësi i shumë faktoreve s ka lidhje fare me aderimin ne BE?

Do vinte njeri në diskutime që një nga shtyllat e BE , Bujqesia e gjen ne 2018 Shqiperine në gjendje të mjerueshme për mos të thën në disa zona te largëta nga sallonet e Tiranës në periudhen feudale ?…

Nese do duam ti shofim problemet me emrin qe kan kjo ështe gjëndja e Republikës.

Por nëse Republika lëngon dhe cdokush e terheq litarin politik nga halli i momentit ose i periudhës elektorale për perfitime të çastit, vet punedhenesit pra Shqiptarët kudo që jan sidmos ata që per ne jan problemi , fshati ose siç i quajn sot zonat rurale duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të pronave të tyre dhe mjerimin ta kthejne në mireqenie ashtu siç Europa njef në territorin e vet fshatin.

Nga fati, i Fshatit Shqipëtar varet në të vërtet integrimi ne teresi i ketij projekti politik kush nuk e ka kuptuar kete eshte e kot qe genjen ne politik, kete date ose ate date.

Ne nuk jemi gati akoma për në Europe dhe kush tregon nje histori tjetër nuk i do te miren Republikes.

Republika lëngon, të pakten mos ti shtojmë plagët që ka.

Ne nuk jemi akoma gati per aderimin në BE, jo per qejfin o per inatin e këtij lideri o atij lideri politik por sespe historia eshte kjo që cdo kush nga ne e ka shumë të lehte të bej verifikimin midis 1000 problemeve që komunizimi i frikshëm na la mbas, por dhe 500 vjet kulture e trashëguar jo per fajin e brezave të sotëm.

E dua vendin tim duke e kritikuar dhe duke i treguar plagët që ka.

Une që i kam njohur personalisht te mirat kësaj Europe në tre dekadat e fundit, jam i bindur që po ju tregojne nje histori që me mire të na dhëmb sot e vërteta e realiteti i frikshëm që kemi ndërtuar sesa të na e quaj favor nesër ajo Europe qe vërtet Shqiptari dashuron

Share: