Home KRYESORE Basha: Kuvendi ynë Kombëtar tregues i guximit tonë, vazhdojmë betejën kundër së...

Basha: Kuvendi ynë Kombëtar tregues i guximit tonë, vazhdojmë betejën kundër së keqes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar disa orë mbas përfundimit të kuvendit të PD, ku u miratua dhe statuti i ri.

Në profilin e tij në Facebook Basha ka treguar që: “Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën”.

Statusi i plotë:

Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.

Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara.

Share: