Home KRYESORE Dedikim ndaj Ish-Ambasadoreve te Brukselit ne Rrugen Shqiptare drejt BE

Dedikim ndaj Ish-Ambasadoreve te Brukselit ne Rrugen Shqiptare drejt BE

Nga Genc Mlloja

Autoritetet shqiptare kane vleresuar kontributin e Kreut te Delegacionit te BE-se ne Tirane, Znj. Romana Vlahutin per dhenien e rekomandimit nga Komisioni Europian, qe te hapen bisedimet per anetaresimin e Shqiperise ne BE.

Nje veprim i Tiranes zyrtare, qe e kerkon protokolli.

Por cfare ka bere Znj. Vlahutin ne kete mandat te saj eshte nje ‘sekuence’ ne rrugen e gjate te Shqiperise drejt BE-se.

Kesisoj u takojne merita edhe pararendesve te saj, qe kane punuar ne nje atmosfere politike ndoshta me ‘armiqesore’.

E do te ishte rasti qe perfaqesues te maxhorances se tanishme dhe opozites se sotme te kthenin koken prapa per ti kujtuar ato figura qe kane qene te pranishem ne cdo etape, shpesh here ‘luftarake’.

Jane shume ata diplomate te nderuar, por po kujtoj me te fundit, Ambasadorin Ettore Sequi, qe drejtoi Delegacionin e BE-se nga 2010 deri ne 2014, nje nder periudhat me nevralgjike per skenen politike shqiptare.

Z. Sequi tani eshte Ambasador i suksesshem i Italise ne Pekin, ku kam patur kenaqesine te jem i ftuar i tij ne Rezidencen Italiane me 2017.

Mund te them se 2010-2014 ka qene nje nder periudhat me vitale te veprimtarise se Delegacionit me nje shef qe e kishte rezidencen tek Rr. Elbasanit, jo tek Rolling Hill. Bashkebisedimet e tij ishin te rregullta e sistematike me gazetaret kudo ne Zyrat e BE-se, ne ambjentet aty rreth, por edhe ne Rezidencen e tij.

Cdo zyrtar qe vinte nga Brukseli takohej nga gazetaret ne saje te mundesive qe krijonte krye-komunikatori Sequi.

Per te nuk kishte media te ‘perzgjedhur’; nje cel dhe ai ishte ‘pronto’, po e them italisht se e shkuara e tij diplomatike ne

Tirane e kishte bere te njihte temperamentin tone.

Kontrast i plote ai me Ambasadoren e tashme Vlahutin- vetem nje here e kam takuar dhe statura e saj ne bisede mu shpalos si e nje ‘prokuroreje’ nga Brukseli. Koha po e verteton meriten e saj ne kete drejtim, pa u futur ne pretendimet mediatike per afera qe kapercejne statusin e saj diplomatik.

Kam intervistuar instancat me te larta ne Bruksel, e nuk e quaj ‘humbje’ vendin bosh te saj ne axhenden time. Ky eshte jo vetem mendimi im…

Si zakonisht, mandatet mbarojne te cdo ambasadori, politikani apo zyrtari tjeter, por kujtimi mbetet.

E kush me shume se gazetaret i mbajne gjalle. Tash ishte kaq, neser me shume.

Se zyrat e BE- se do te gumezhijne nga te gjithe shqiptaret me fort ne te ardhmen vecanerisht pas rekomandimit te Komisionit Europian se, ne fund te fundit, ata jane, sikurse thoshte duke na inkurajuar Ambasadori Sequi: “Keto jane zyrat tuaja.

Shqipetaret jane tashme ne BE”!

Share: