Home KRYESORE Deputetët e PD-së hyjnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës: Të lirohen...

Deputetët e PD-së hyjnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës: Të lirohen protestuesit!

Deputetët e PD-së hynë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në Kukës, që u sollën nga policia në kryeqytet.

Jashtë godinës qëndrojnë dhjetëra qytetarë të tjerë protestues dhe të afërm të të arrestuarve që presin çfarë do të ndodhë me 11 personat që u sollën nga Kukësi në Tiranë.

Protesta nisi pasditen e së dielës dhe vazhdon prej orësh, ndërsa nga Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka asnjë komunikim.

Të arrestuarit u transferuan nga Kukësi pasi ishin marrë mesnatën e së shtunës nga shtëpitë e tyre. Gjithsej 23 vetë u arrestuan nga forcat special me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

 

Share: