Home Gjeo-Ekonomia Gazetarja e Top Channel: Lefteri eshte shembelltyra me e mire e asaj...

Gazetarja e Top Channel: Lefteri eshte shembelltyra me e mire e asaj cka qeverite nuk kane bere per Kukesin

Nga Sadiela Olloni

Lefter Rexhmati, la te merkuren qeline e paraburgimit. U arrestua sepse ishte njeri nder protestuesit per tarifen qe qeveria po “mendonte” te vinte ne rrugen e Kombit. Perqafimi i pare qe i erdhi sapo Gjykata dha vendimin “detyrim paraqitje” ishte nga djali dhe bashkeshortja. Edhe pse i sfilitur, me nje vajze te semure qe e priste ne Kukes, ai pranoi te rrefente ne emisionin Top Show, ku une punoj, historine e tij.

Akoma e kam para syve lotet e tij kur hyri ne studio. Teksa tregonte historine, me vinin ne mendje te gjithe ata kuksiane te mire dhe te varfer qe kane pranuar te mbeshteten tek une per te qare hallet e tyre.

Lefteri eshte shembelltyra me e mire e asaj cka qeverite nuk kane bere per vendin tim.

Qyteti me ajrin e paster, me liqenin dhe malin e Gjallices, me resurset qe do t’ i kishte lakmi cdo shtet, vjen sot nder me te varferat qytete. I lene ne harrese me qellim apo jo, qytetaret e mire te tij, mbijetojne cdo dite per te siguruar jetesen. 5 Euro jane shume per ta, kete e kuptoi dhe kryeminstri. Por ndersa nje beteje u fitua, mua prape me rrine te strukura disa pyetje per “venin tem”

A e shuan heqja e tarifes varferine ne Kukes?

A duhet te investohet per te? A kane nevoje kuksianet per nje dore per t’i mbeshtetur?

Si Kukesi ka shume qytete ne Shqiperi. Detyra e gazetarit ma do, te prek shpesh ne to. Qytete te harruara, njerez te mire qe e kane nje “fije shprese” se dicka do behet me mire.

Edhe une ate shpresoj dhe lutem per kuksianet e mi te mire, per gjithe ata qe njelloj si ata , mbijetesen e kane te perditshme.

Share: