Home KRYESORE Ina Zhupa kunder Erion Veliaj per Romet

Ina Zhupa kunder Erion Veliaj per Romet

Nga Ina Zhupa

Java rome si java për të kujtuar mashtrimet e Veliajt me komunitetin rom.

Në këtë javë Veliaj bëri propagandën se gjoja ishte aq i suksesshëm në strehimin, arsimimin e komunitetit rom saqe komisioni europian i dha cmim vlersues. Kjo u demaskua shumë shpejt si mashtrim, por propaganda e tij u përhap më shpejt se demaskimi.

Ne shkuam edhe konstatuam nga afer, komunitetin rom në sharrë, janë pamje dhe realitet që ju le pa fjalë. Kushtet e tyre janë të tmerrshme, në lidhje me shëndetin e tyre dhe femijeve. Askush nga bashkia nuk i ka shkuar qoftë edhe një herë të vetme për ti pyetur e degjuar nevojat e tyre dhe për tju ardhur në ndihmë. Nderkohe që po para dy muajsh kur Veliaj tregonte se do ishim kryeqyteti që nuk do kishim më familje rome më tenda ne dokumentuam gjendjen e komunitetit rom ne Shkozë. E njejta gjëndje e mjere si ky i Sharrës.

Propaganda e materialeve qe shperndan Veliaj nuk ka asnjë lidhje me realitetin e komunitetit rom në Tiranë. Për më shumë ndiqni videon që tregon pjesë të hidhura të realitetit.

Share: