Home KRYESORE Kotzias: Inferiorë ndaj Turqisë? Kemi një armë të tmerrshme dhe 2000 mijë...

Kotzias: Inferiorë ndaj Turqisë? Kemi një armë të tmerrshme dhe 2000 mijë ishuj!

Në kundërshtim me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, minstri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk e quan Turqinë vend armik, por thekson se, ajo ka me Greqinë probleme gjeostrategjike dhe pretendime gjeopolitike.

Në pyetjen gjatë intervistës për revistën gjermane “Der Spiegel”, nëse Greqia mund të durojë një garë armatimi, Kotzias përgjigjet se ushtria greke ka 6 nëndetëse gjermane, që janë një armë e tmerrshme në det, dhe se, vërtet Turqia porosit aeroplanmbajtëse, por edhe Greqia ka 2.000 ishuj dhe pavarësisht se nuk ka shumë parà, ka avantazhin e një mbrojtjeje të mirë.

360grade.al

Share: