Home KRYESORE Ku mbaron ylberi… nga Richard Rive

Ku mbaron ylberi… nga Richard Rive

Përktheu: Elona Caslli

Atje ku mbaron ylberi
do të ketë një vend, vëlla.
Një vend, ku këndohet çdo këngë.
Dhe ne do të këndojmë bashkë, vëlla.
Ti dhe unë, edhe pse ti je i bardhë dhe unë nuk jam.
Do të jetë një këngë e trishtë, vëlla.
sepse nuk e dimë melodinë.
Është e vështirë ta mësosh atë melodi!
Oh, sa a e vështirë është!
Por, ne mund ta mësojmë, vëlla!
Unë dhe ti, mund ta mësojmë.
Nuk ka melodi të bardhë, vëlla.
Nuk ka melodi të zezë, vëlla.
Ka vetëm muzikë, vëlla.
Dhe ne do ta këndojmë, atë muzikë,
atje ku mbaron ylberi!

Share: