Home KRYESORE LSI nuk e di qe, ne zgjedhje do te shkoje, me PD...

LSI nuk e di qe, ne zgjedhje do te shkoje, me PD apo pa PD, me Ligjin Zgjedhor aktual.

Nga Zef Bushati

LSI po perdoret nga PS e PD. LSI nuk e di qe, ne zgjedhje do te shkoje, me PD apo pa PD, me Ligjin Zgjedhor aktual. Por LSI duhet ta kuptoje mire se pa ndryshimin e Ligjit Zgjedhor nuk do kete asnje ndryshim ne Shqiperi. Reforma ne Drejtesi ishte loja e rradhes e dyshes pushtetare PS dhe PD qe kane 28 vite qe bashkeqeverisin Shqiperine. Edhe “mosbindja Civile” e Bashes eshte loja e tij e rradhes. Partite ne Zgjedhje nuk shkojne me “mosbindje” por me Ligj Zgjedhor. Sekreti i bashkeqeverisjes PS e PD keto 28 vite eshte Ligji Zgjedhor.

PS-ne dhe PD-ne e lidhin interesa te ngushta me Ligjin aktual Zgjedhor ( qe ka parimin e lavjerresit per ta cuar pushtetin njehere te PS e njehere te PD ) dhe me cdo kusht kerkojne te mbajne nen kontroll kete Ligj Zgjedhor, i cili i siguron atyre kontrollin e plote mbi Zgjedhjet, administrimin dhe menazhimin e te gjithe procesit zgjedhor, nepermjet KQZ, Antareve te Komisionit Qendror te propozuar nga PS dhe PD, dhe te gjithe komisionereve te tjere, qe nga KZAZ-te e deri tek Qendrat e Votimit dhe te numerimit, qe perbehen nga militante te PS dhe PD te cilet vjedhin e grabisin votat e te gjitha partive qe nuk kane antare ne komisione duke i ndare pergjysem me njera tjetren.

LSI eshte zhytur ne vorbullen e lojes qe po luajne me te PS e PD dhe ka harruar kryesoren, Ligjin Zgjedhor.

Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor duhet te jete aksioni kryesor i LSI i mbeshtetur nga te gjitha partite politike majtas e djathtas qe kane kohe qe kerkojne ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. Edhe Shoqeria Civile, qe po kerkon ndryshim, duhet ti thote JO Komisioneve Zgjedhore Politike, duhet ti thote JO Antareve te propozuar nga PS dhe PD ne Komisionet Zgjedhore, duke filluar nga KQZ e deri tek Komisionet e Numrimit te Votave.

Edhe Shoqeria Civile duhet te kerkoje departizimin e depolitizimin e Ligjit Zgjedhor. Ne asnje shtet Antare te BE-se, ne asnje shtet ne Bote, nuk ndodh qe partite politike te kene Antaret e tyre pjese e Komisioneve Zgjedhore, asnje parti ne vendet e BE-se nuk merr pjese me perfaqesuesit e propozuar prej saj ne Komisionet e Numerimit te Votave. Ky eshte konflik i hapur dhe skandaloz i interesit. Te gjitha partite pjesmarrese ne Zgjedhje kane te drejte ne menyre te barabarte te kene vetem vezhgues ne procesin e votimit dhe te numerimit te votave. Ka nje model:

1.-Gjykata e Lartë emëron anëtarët e KQZ-së të propozuar nga Gjykata e Apelit: (sipas kësaj procedure) (një) Anëtar propozuar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë,(një) Anëtar propozuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ( tre) Anëtarë propozuar nga Konferenca e Gjyqësorit.

Pra 5 Antare, me kohe te pjeseshme vetem ne raste kur ka Zgjedhje. Simbas kesaj formule zgjidhen edhe antaret e KZAZ dhe te gjitha komisioneve deri tek komisionet e numerimit. Keshtu sigurohet depolitizimi i Kodit Zgjedhor dhe i gjithe procesit zgjedhor.

Trupi Dipllomatik, BE, SHBA, duhet te analizoje punen e OSBE/ODHIR keto 28 vite ne Shqiperi, mbasi ata jane shkaktaret kryesore per mos ndryshimin e Ligjit Zgjedhor,i cili eshte ne shkelje te Kushtetutes dhe burimi i te gjitha te keqiave ne Shqiperi keto 28 vitet e demokracise.

Share: